Kryesore

Presidenti i ri/Bardhi: PD të vendosë kriteret dhe procedurën e përzgjedhjes


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:08 - 05/05/22 |
Opi Nion

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD ka propozuar që PD të jetë pjesë e procesit të zgjedhjes së presidentit të ri.

Ai ka kërkuar që PD mos të bëhet pjesë e një fasade por të vendosë në dokumente me shkrim kriteret dhe procedurën për zgjedhjen e presidentit të ri.

Gazment Bardhi: PD duhet të bëhet pjesë e procesit të përzgjedhjes së Presidentit vetëm me rregulla të qarta, të paracaktuara dhe që garantojnë që PD nuk do jetë fasadë në këtë proces. Ne duhet të dalim me nje qëndrim me shkrim, dokument me shkrim që i paraqitet palës tjetër, që përfshinë dy komponontë: kritret e përzgjedhjes dhe procedura e përzgjedhjes. Tek procedura ne duhet të propozojmë rolin që do të ketë opozita. Nëse pranohen rregullat e procesit, vetëm atëherë ne mund të përfshihemi në diskutime dhe propozime konkrete. Nëse nuk pranohet roli i opozitës në proces, atëherë qartësisht Edi Rama nuk dëshiron një President konsensual. Unë propozoj që secili prej nesh të bëjmë propozime me shkrim dhe ju z. Kryetar të përmblidhni qëndrimet në një dokument që më pas miratohet nga grupi dhe i paraqitet palës tjetër.

Çështja e Presidentit është çështje që duhet të diskutohet nga grupi parlamentar. Asnjë forum tjetër nuk mund ti imponohet grupit parlamentar. Ato që sot thonë nuk duhet të diskutojë grupi, deri dje thoshin duhet të mblidhet grupi dhe të diskutojë.

Pas