Kryesore

Mbi 2 orë diskutime/Përfundon mbledhja e grupit të PD,Salianji:Ishte takim mes…


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:27 - 05/05/22 |
Opi Nion

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka dalë në nëj prononcim për mediat pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar në selinë blu.

Salianji është shprehur se nuk ishte një mbledhje grupi por një takim mes deputetësh.

Nuk ishte një mbledhje e grupit parlamentar për shkak të kuorumit, por ishte një takim me deputetet. Do bëjmë çdo përpjekje për të mbledhur të gjithë grupi parlamentar për të mos e ndarë grupin për interesa meskine të dikujt.

Propozimet që hidhen nga deputetët janë qëndrime individuale derisa të ketë një vendimmarrje të grupit parlamentar të PD që do të caktohet në konsultim me kryesinë grupit parlamentar të PD shumë shpejt.

Kryesia e grupit do të caktojë mbledhjen e ardhshme, deputetët e grupit parlamentar marrin vendimmarrjen në emër të grupit parlamentar”,-tha Salianji.

Pas