Aktualitet

Porti i Durrësit, Berisha: Pas aferës fshihet Rama dhe Basha



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:37 - 14/11/22 |
Opi Nion

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një deklaratë për mediat nga selia blu ditën e sotme foli sërish për projektin e ndërtimit të Portit të Durrësit.

Gjatë fjalës së tij, Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe Lulzim Bashën se po organizojnë vjedhjen më të tmerrshme në histori me portin e Durrësit, ndërsa shtoi se 60% të aksioneve i kanë ata.

Kryedemokrati paralajmëroi se shumë shpejt do të dalin në dritë dokumente false për portin e Durrësit.

“Në vitet ’90 u ngritëm me moton vdekje komunizim, përmbysën sistemin bazuar në këtë moto.

Sot është koha edhe njëherë të përsërisim nga mëngjesi në darkë “vdekje monizimit” të bazuar kësaj here në drogën. vjedhjen, krimin. Monizmi duhet të arkivohet një minutë e më parë, njësoj si monizmi i parë po depersonalizon kombin, e ka bërë atë kombin e frikshëm, e gomoneve, sikur të jetë pa atdhe, më të varfër.

Ky monizëm nuk ka të ndalur, aferat e tmerrshme të Edi Ramës janë unike në botë. Pasi ka vjedhur 420 milionë euro me firmën e tij për ndërmarrjen e tij të djegësve, vërsulet i tërbuar për të vjedhur 1 milion metër katror tokë në një sipërmarrje, shumë shpejt do e njihni, me dokumente false.

60 përqind të aksionerëve janë Edi Rama dhe Lulzim Brava dhe mafiozët e tyre. Po organizojnë në Durrësin e Shqipërisë vjedhjen më të tmerrshme në histori.

Do i dalim zot, nuk do pajtohemi. Rama është një armik i betuar i parlamentarizmit, S’ka kryeministër në planet më diktator që mund të përdorë fjalor të tillë kundër opozitës si ai, duke poshtëruar me fjalorin e tij të rinj e të mëdhenj, opozitarë e socialistë, çdo njeri. Kërkon asgjësimin e pluralizmit, kërkon të marrë flamurin e PD dhe t’ua varë në qafë vasalëve të tij me qëllimin e tij që të hakmerret si bir e nip xhelatësht për përmbysen që kjo parti u bëri etërve të tij.

Shqiptarëve janë sot në këmbë më shumë se kurrë, këtë e faktoi protesta. Ju njoftoj se shumë shpejt do njiheni me axhendën e protestave të tjera të fuqishme.

Protestat do të jenë dhe do të mbeten mjeti kryesor krahas primareve në betejën kundër këtij regjimi, kundër këtij njeriu. Dhe njëherë thirrja ime për miqtë dhe partnerët ndërkombëtarë, është mbështesni shqiptarët në betejën e tyre, ne do fitojmë”, tha Berisha./Opinion.al

Pas