Bota

Lavrov i shtruar në spital? Ministria e Jashtme në Rusi: Kulmi i falsifikimit



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:58 - 14/11/22 |
Opi Nion

Rusia mohoi të hënën se ministri i Jashtëm Sergej Lavrov ishte dërguar në spital pasi mbërriti në Bali të Indonezisë për samitin e G20, për shkak se kishte probleme me zemrën.

“Kjo, sigurisht, është kulmi i falsifikimit,” tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Maria Zakharova.

Komentet erdhën pasi agjencia e lajmeve Associated Press tha se tre zyrtarë të qeverisë dhe mjekësisë indoneziane u thanë atyre se diplomati rus po trajtohej në ishullin turistik.

Zyrtarët thanë se ai u dërgua në Spitalin Sanglah në kryeqytetin e provincës, Denpasar, ndërsa Spitali nuk bëri asnjë koment.

Guvernatori i Balit I Wayan Koster u citua të ketë thënë të hënën se Lavrov ishte në gjendje të mirë shëndetësore pasi u dërgua në spital për një kontroll mjekësor dhe se ai ishte larguar “menjëherë”.

Lavrov po përfaqëson presidentin rus Vladimir Putin në samitin e liderëve botërorë dhe mbërriti në Bali të dielën pas pjesëmarrjes në takimet e organizuara nga Shoqata e Kombeve të Azisë Juglindore në Kamboxhia gjatë fundjavës./Opinion.al

Pas