Bota

Policia nis hetimet për vrasjen e 31-vjeçarit afro-amerikan nga agjentët


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:11 - 23/08/20 |
Opi Nion

Policia e shtetit në Louisiana është duke hetuar mbi vrasjen e një 31-vjeçari afro-amerikan nga ana e agjentëve të saj.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së premtes jashtë një dyqani në Lafayette, ndërsa i riu ka patur me vete një thikë, sikurse bën me dije Cnn dhe media të tjera amerikane.

Policia referon se agjentët kanë marr një thirrje nga pronari i një dyqani dhe janë përpjekur të neutralizojnë Trayford Pellerin, përmes përdorimit të armës elektrike, por nuk kanë arritur, ndaj kanë përdorur armën e zjarrit.

Sikurse ka treguar një dëshmitar, që e ka filmuar skenën me celular, agjentët që  kanë tentuar ta ndalojnë Pellerin ishin 6 dhe e kanë qëlluar në shpinë 11 herë.

Ai ka thënë se i riu ishte armatosur me një thikë dhe vazhdonte të largohej duke ecur indiferent nga armët e drejtuara të policëve. Kur ai ka arritur në derën e një dyqani në Lafayette, ata e kanë qëlluar./Opinion.al

 

Pas