Politikë

“Policia mbron selinë e PD”, Alibeaj-Berishës: Dëshpëruese, përdor fotomontazhe


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:06 - 19/12/21 |
Opi Nion

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka reaguar pas akuzave të ish-kryeminsitreit Sali Berisha, i cili deklaron se selia blu u mbrojt nga Policia dhe RENEA.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Alibeaj shkruan se Berisha përdor fotomontazhe për të mashtruar qytetarët dhe se i përdor ato për hallet e tij personale.

Nënkryetari i PD shkruan më tej se fotoja e publikuar nga Berisha në në rrjetet sociale është e vitit 2019 në taracën e kryeministrisë.

Reagimi i Alibeajt

Shpifjet, akuzat e rreme apo fotomontazhet ndaj cdokujt qe mendon kunder ishin dhe mbeten metoda bolshevike me te cilat funksionoi regjimi i shkuar dhe nostalgjiket e tij qe jane ende ne qarkullim. PD nuk eshte peng i se shkuares dhe e mentaliteti enverist. Selia e saj eshte e demokrateve dhe nuk ka as forca speciale as police te Edi Rames ne te.

Fotomontazhet e halleve te Sali Berishes jane sa shpifese aq dhe te deshperuara, si cdo akt i tij gjate muajve te fundit. Ne epoken moderne te internetit me nje kerkim ne google gjendet lehte se fotomontazhi i SB eshte nje foto e shkrepur ne vitin 2019 ne tarracen e kryeministrise.

Sic manipulon keto foto, manipulonte dhe me demokratet per hallin e tij gjate ketyre muajve. Por tani eshte koha per te lene pas te shkuaren.

Demokratet zgjodhen te ardhmen dhe keto manipulime qesharake vetem konfirmojne qartas se kane bere zgjedhjen e duhur./ Opinion.al

Pas