Rajoni

Kosovë/ Katër rastet të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:34 - 19/12/21 |
Opi Nion

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka deklaruar se gjatë 24 orëve janë regjistruar katër raste të reja me koronavirus.

Sipas njoftimit, rastet e reja dolën pas testimit të 2,368 mostrave. Në 24 orë, nga sëmundja COVID-19 janë shëruar shtatë persona.

Raste aktive me koronavirus në Kosovë aktualisht janë 312. Ndërkohë, sa i përket vaksinimit, në 24 orë, autoritetet shëndetësore kanë administruar 711 doza të vaksinës kundër koronavirusit.

Që prej fillimit të fushatës së imunizimit në fund të marsit e deri më 19 dhjetor, në Kosovë 776,820 persona kanë marrë dy doza të vaksinës.

Në Kosovë të drejtë vaksinimi kanë të gjithë personat mbi 12 vjeç dhe ata mund të marrin vaksinën e AstraZenecas apo të Pfizerit.

Ndërkaq, për personat mbi 18 vjeç, në fillim të dhjetorit ka nisur edhe dhënia e dozës së tretë dhe dozës përforcuese të vaksinës kundër koronavirusit.

Pas