Aktualitet

Shqiptarët “arratisen” jashtë vendit për festat e fundvitit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:37 - 19/12/21 |
Opi Nion

Si çdo vit, shqiptarët zgjedhin që për festa e fundvitit të arratisën jashtë vendit. Sipas tur-operatorëve turistikë, ndryshe nga vite më parë, të kushtëzuar edhe nga masat e shteteve europiane për shkak të Covid, Dubai dhe Stambolli kanë shënuar një rritje të prenotimeve nga shqiptarët.

“Situata mbetet e qartë dhe pa ndryshime në ato vende në ato vende ku është e mundshme udhëtimi i shqiptarëve, Dubai dhe Stambolli. dhe lëvizjet janë shumë më të mëdha se çdo vit tjetër se çdo vit tjetër pasi kanë marrë edhe fluksin e atyre destinacioneve të tjerave”.

Edhe vendet e rajonit nuk mbeten pas.

“Ka lëvizje drejt Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe shumë pak drejt Greqisë, pasi edhe shtrëngimet luajë rolin e vet”.

Të huajt të paktë në numër, për shkak masave kufizuese në rritje në Europë, nga qarkullimi i variantit Omicron, kanë zgjedhur Shqipërinë për festimin e ndërrimit të viteve.

“Lëvizjet për në Shqipëri kanë qenë të pakta  nga dy tre vendet e rajonit nga Bullgaria, Serbia, Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Për vitin e re i vijojnë të kalojnë minimumi dy net në Shqipëri”.

Me Italinë dhe Greqinë, përveç turizmit ndërkombëtar, shqiptarët bëjnë turizëm edhe për të lëvizur tek të afërmit e tyre, por që prej dy vitesh lëvizja është e vështirë për shkak të masave kufizuese./ Burimi: Tv Klan

Pas