Kronikë

Policia britanike publikon emrat: Këta shqiptarë janë në kërkim


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:17 - 09/10/21 |
Opi Nion

Autoritetet britanike kanë publikuar një listë të personave të shpallur në kërkim në Britaninë e Madhe mes të cilëve janë emrat edhe të disa të rinjve shqiptarë.

Reneo Shehu është një prej tyre i cili u la i lirë me kusht por nuk u paraqit në gjykatën Canterbury Crown Court ku duhet të gjykohej për grabitje dhe shitje kokaine. Shehu në vitin 2017 është dënuar me 7 vite e 6 muaj burg për grabitje me armë të një shtëpie në zonën Wantedn e Canterbury në Jug të Anglisë.

Androen Lafetaj ishte pjesë e grupit të Reneo Shehut, në grabitjen e kësaj shtëpie e cila besohet se përdorej për rritje kanabisi. Lafetaj është dënuar në mungesë me 14 vite burg për grabitje dhe armë mbajtje pa leje përfshi posedim të lëndës narkotike Kokainë.

Eglant Lleshi është një tjetër i ri në kërkim. Mësohet se ai kërkohet nga autoritetet për një tentativë lëndimi të rëndë trupor. Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Blue Bell Hill.


Ndërkohë pjesë e listës janë edhe shqiptarë të tjerë. Shpëtim Rexhepi, Fasli Gjajxha dhe Sidorel Deshkaj në kërkim për grabitje dhe armë, posedim të lëndës narkotike kokainë dhe për krime që lidhen me emigracionin e paligjshëm.

 

Pas