Bota

Kriza energjitike botërore, ky shtet ‘zhytet’ në terr


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:53 - 09/10/21 |
Opi Nion

Libani është zhytur në errësirë teksa vendi është përfshirë nga një ndërprerje e energjisë që pritet të zgjasë disa ditë, në ​​mes një krize të rëndë ekonomike.

Një zyrtar qeveritar i tha agjencisë së lajmeve Reuters se dy termocentralet më të mëdhenj të vendit ishin mbyllur për shkak të mungesës së karburantit.

Rrjeti elektrik “ndaloi së punuari mesditën e sotme” dhe nuk ka gjasa të rindizet për disa ditë, thanë ata. Në 18 muajt e fundit Libani ka kaluar një krizë ekonomike dhe mungesa ekstreme të karburantit.

Kjo krizë e ka lënë gjysmën e popullsisë në varfëri, ka dëmtuar monedhën e saj dhe ka shkaktuar demonstrata të mëdha kundër politikanëve.

Mungesa e valutës së huaj ndërkohë e ka bërë të vështirë pagesën e furnitorëve jashtë vendit.

Në një deklaratë, kompania shtetërore e Libanit për energjinë elektrike konfirmoi gjithashtu mbylljen e dy termocentraleve, të cilët së bashku sigurojnë rreth 40% të energjisë elektrike të vendit.

Mbyllja e tyre çoi në “ndërprerjen e plotë” të rrjetit të energjisë, thuhet në deklaratë, “pa asnjë mundësi për të rifilluar”./Opinion.al

Pas