Aktualitet

Polici i burgjeve godet me qytën e pistoletës një 39-vjeçar në Paskuqan


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:33 - 04/10/20 |
Al Do

Një punonjës i policisë së burgjeve është shoqëruar nga forcat e policisë të Tiranës pasi është përfshirë në një konflikt.

Rreth orës 20:15, në Paskuqan, 49-vjeçari me iniciale L.M, punonjës i policisë së burgjeve, ka goditur një 39-vjeçar duke e lënduar lehtë.

Sipas burimeve zyrtare nga policia, plagosja është bërë nga 49-vjeçari duke përdorur qytën e pistoletës.

Vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes ndërsa personi i lënduar pas mjekimit është larguar në banesë./ Opinion.al

Pas