Pas numërimit të 20 për qind të votave të ardhura me postë nga diaspora Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 51 karrige në Kuvendin e Kosovës.
Në këtë fazë të numërimit, partia ka fituar mbi 69 për qind të votave të numëruara.
Ky është mandati i tretë shtesë që Vetëvendosje ka fituar falë votave nga diaspora.
Fillimisht, nga votat e numëruara brenda Kosovës, partia kishte siguruar 48 mandate parlamentare.

















