Aktualitet

Përse Albi Kurti rrezikon arrestimin sot?


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:38 - 28/11/15 |
b.f

Protesta e opozitës që do të zhvillohet sot në Prishtinë parashikon edhe pjesëmarrjen e disa deputetëve tashmë në arrati.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, e ka lënë të hapur mundësinë e pjesëmarrjes në manifestimin e opozitës, i cili do të mbahet sot në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, bën të ditur lajmi.net.

Por nga ana tjetër policia e Kosovës ka njoftuar se Haxhiu dhe dy bashkëpartiakët e saj Albin Kurti dhe Faton Topalli, ndaj të cilëve është lëshuar fletë-arrest, mund të arrestohen edhe sot.
Zëdhënësi i saj Baki Kelani, ndonëse nuk ka precizuar nëse do të arrestohen sot deputetët, në një pronocim për lajmi.net të shtunën, ka thënë se “Të gjitha veprimet do të merren konform autorizimeve ligjore”.
Me këtë ai ka lënë të kuptohet se arrestimi i deputetëve mund të ndodh edhe sot. Kelani ditë më parë në një deklaratë për lajmi.net i pyetur për arrestimin e deputetëve ndaj të cilëve është lëshuar fletë-arresti, kishte deklaruar se ata do të arrestohen ku do që policia i takon.

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas