Bota

Përplasja/ Qeveria italiane kundër italianëve të Brukselit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:26 - 26/10/18 |
b.f

Qeveria italiane është përfshirë në një përplasje politike me Bashkimin Europian dhe Zëvendës Kryeministri Salvini ka akuzuar drejtuesit e BE-së se po sulmojnë Italinë, por, për ironi, tre nga drejtuesit kryesore të BE-se janë italianë.

Sipas rregullave të BE-së çdo vend anëtar duhet të marrë pëlqimin paraprak për projekt buxhetin nga Komisioni Europian, Këshilli Europian dhe Parlamenti Europian me qëllim që të garantohet respektimi nga vendet anëtare i detyrimeve që burojnë nga politikat e përbashkëta monetare.

Të martën, Komisioni Europian (KE) nuk dha pëlqimin për projekt buxhetin Italian për vitin 2019 duke e konsideruar ata në kundërshtim me rregullat e Bashkimit, pasi ka planifikuar një nivel të deficitit buxhetor më të madh se kufijtë e lejuar nën Bashkimin Monetar Europian. KE i dha Italisë tre javë kohe për ta rishkruar dhe riparaqitur propozimin buxhetor. Ky është rast i paprecedent kur Komisioni Europian jep mendim negativ dhe e rikthen per shqyrtim projekt buxhetin e një vendi anëtar të BE-së.

Qeveria italiane synon të shtyjë defiçitin e saj buxhetor në rreth 2,4 për qind të PBB-së për të përmbushur premtimet e fushatës së saj për futjen e një takse të sheshtë dhe të ardhurës bazë të garantuar për të varfrit.

Ndërkohë Komisioni ka vënë si objektiv që Italia ta mbajë deficitin nën 1,6 përqind të PBB-së me qëllim mbajtjen nën kontroll të borxhit publik të Italisë aktualisht në rreth 131 për qind të PBB-së, i dyti më i lartë në BE pas Greqisë.

Pas refuzimit të buxhetit nga Komisioni, Ministri Italian i Financave Xhovani Tria e ka akuzuar Komisionin për prirje kundër Italisë dhe shantazh ndaj Italisë. Gjendja rrezikon, kështu, të shndërrohet në një përplasje të hapur midis Italisë dhe Komisionit.

Por ndërsa ndodh kjo përplasje, gjysma e gjashtë drejtuesve më të larta të BE-së janë italianë: Presidenti i Parlamentit Europian është Antonio Tajani, Presidenti i Bankës Qendrore Europiane është Mario Draghi, dhe Zëvendës Presidentja e Komisionit Europian dhe shefja e politikës së jashtme është Federica Mogherini.

Të gjithë kanë lindur në Romë dhe kanë qenë të përfshrië më parë në politikën e brendshme italiane. Dy prej tyre, Draghi dhe Mogherini, janë propozuar në postet që kanë nga vetë qeveria e mëparshme italiane.

Përplasja

Kështu kjo pëplasje mund të kthehet në përplasje mes udhëheqësve italianë të BE-së dhe udhëheqësve të Italisë.

Salvini ka sulmuar Draghin. Ai në një postim të tij vë në dyshim patriotizmin Draghit, në këtë situatë ku behët fjalë për vendin e tij të origjinës.

Ndërkohë Tajani ka thënë në një konferencë për shtyp se deklaratat e luftës nga Italia nuk ka sjellë shumë fat për qytetarët dhe se kjo manovër nuk shkon në drejtimin e duhur sepse nuk do të krijojë vende të reja pune.

Ndërkohë, Mogherini inkurajon dialogun por ajo nuk është e preferuara e qeverisë Italiane.

“Dua të them, kush është Federica Mogherini? Renzi e vuri atje. Njesoj si për Draghin dhe Enrin? Për të mos përmendur më pas skandalin e fundit: Mario Nava u emërua në Kosovë nga qeveria Gentiloni dhe në rolin e tij ai duhej të raportonte përsëri në Komision dy herë në muaj. Si mund të mendoni se këta njerëz kanë në vemendje interesin tonë kombëtar ? “— u shpreh një zyrtarë i qeverisë italiane në BE.

Draghi ka paralajmëruar se nëse Roma po vepron jashtë rregullave të BE-së, duart e Bankës Qendrore Evropiane mund të jenë të lidhura.

Në takimin me gazetarët e huaj në Romë dy javë më parë, Paolo Savona, ministri i euroskeptik i Italisë, tha se “askush nuk ka interes që Italia të hyjë në një krizë të thellë”, duke shtuar se “unë jam i bindur se Banka Qendrore e Evropës do të parandalojë një krizë të re të thellë“.

Mbetet për t’u parë se si do shkojë beteja e nisur midis qeverisë italiane dhe Brukselit. /Exit

Pas