Kronikë

Përplasen tre makina në Golem, humb jetën një person


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:56 - 31/08/20 |
Opi Nion

Një aksident është regjistruar ditën e sotme në Golem. Mësohet se aksidenti ka ndodhur tek Rrethi i Golemit në drejtim të Malit të Robit, ku janë përfshirë 3 mjete me drejtues shtetasit R.R., J.L., dhe M.D.

Fillimisht u raportua se si pasojë e përplasjes u plagosën M.D., drejtuesja e një nga makinat e përfshira në aksident dhe një pasagjere. Ndërkohë, bëhet me dije se njëra prej të plagosurave nuk ka mundur të mbijetojë duke humbur jetën gjatë rrugës për në spital.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./ Opinion.al

Pas