Kronikë

Transportonte lëndë narkotike, italiani ndalohet në Muriqan


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:05 - 31/08/20 |
Opi Nion

Policia Kufitare ka ndaluar një shtetas italian në Muriqan, pasi gjatë kontrollit është konstatuar se transportonte lëndë narkotike. I arrestuari është identifikuar si Cristino Trapani, 60 vjeç.

Fillimisht 60-vjeçari është intervistuar në vijën e parë, por pas dyshimeve është kaluar në vijën e dytë të kontrollit. Më pas, brenda makinës, janë gjetur tre bombula gazi, të cilat brenda mbanin bombula ende më të vogla.

Për rrjedhojë është nevojitur kontrolli me endoskop që ka bërë të mundur zbulimijn e disa pakove në të cilat dyshohet se kishte lëndë narkotike kanabis sativa. Raportohet se bëhet fjalë për 30 kilogramë drogë./Opinion.al

Pas