Aktualitet

Pedagogët në protestë/ Berisha: Pagat në Universitetin e Prishtinës dy herë më të larta



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:26 - 17/10/22 |
Opi Nion

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një deklaratë për mediat ditën e sotme ka reaguar për vendimin e pedagogëve për të bojkotuar procesin mësimor.

Berisha u shpreh se pedagogët nuk po kërkojnë asgjë tjetër veçse atë që sot gëzojnë kolegët e tyre në Universitetin e Prishtinës, ku pagat janë afërsisht dy herë më të larta.

“Universitetet ishin në grevë. Unë përshëndes të gjithë ata pedagogë dhe mbështetësit e tyre për të nisur një grevë për realizimin e kërkesave të ligjshme të sindikatës së universiteteve.

Pas qëndrimit cinik, arrogant, të papërgjegjshëm të qeverisë, sindikata vendosi të thërrasë për bojkot të mësimeve në universitetet e vendit. Ky është një vendim jashtëzakonisht i rëndësishëm, i cili synon të parandalojë shuarjen e universiteteve tona. Pedagogët nuk po kërkojnë asgjë tjetër veçse atë që sot gëzojnë kolegët e tyre në Universitetin e Prishtinës, ku pagat janë afërsisht dy herë më të larta se në Universitetin e Tiranës./Opinion.al

 

Pas