Aktualitet

Partia e Lirisë depoziton në Kuvend propozimet për energjinë e rinovueshme



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:04 - 17/10/22 |
Opi Nion

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një konferencë për mediat këtë të hënë bëri me dije se Partia e Lirisë ka depozituar në Kuvend propozime për të ndryshuar ligjin për energjinë elektrike.

Meta tha se duhen shfrytëzuar burimet e reja energjetike, për të plotësuar nevojat tona në rritje për energji, ndërsa shtoi se këto ndryshime lidhen me energjinë e rinovueshme.

“Iniciativa për të ndryshuar legjislacionin. I kemi depozituar në Kuvend në emër të Partisë së Lirisë, për t’i dhënë fund pengesave burokratike dhe korrupsionit të kudogjendur në të gjitha hallkat e institucioneve dhe për të shfrytëzuar burimet e reja energjetike, për të plotësuar nevojat tona në rritje për energji elektrike; Ndaj këto ndryshime synojnë liberalizimin e kapaciteteve për prodhimin e energjisë së rinovueshme. Duke kërkuar ndryshime konkrete në ligjin për prodhimin e energjisë së rinovueshme. Që përpara dy vitesh duhet të ishte kapaciteti i instaluar nga këto burime 500Megavat. Jemi në bilance katastrofike, 20 herë më pak kapacitet i instaluar se para 2 vitesh. Jemi këtu se qeveria ka frenuar dhe dekeruajuar konsumatorët për të plotësuar kërkesat e tyre për energji. Propozimi për futjen në rrjet me pagesë nga impiantet fotovoltaike te familjarët do të krijojë pasoja pozitive dhe ulje e ngarkesave në rrjet dhe humbjet në rrjet, që shkojnë deri në 20%. Ndaj kemi paraqitur këto ndryshime në ligjin nr.7 të vitit 2017, për energjitë e rinovueshem dhe e kemi dorëzuar në Kuvend.”, tha Meta.

Pas