Aktualitet

Zgjedhjet vendore/Kandidatët i zgjedh Berisha? Meta: S’kemi lënë asgjë në dorën e askujt



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:34 - 17/10/22 |
Opi Nion

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në konferencën e sotme është pyetur nga gazetarët nëse kanë nisur diskutimet për emrat e kandidatëve për kryetarë bashkie për zgjedhjet lokale të vitit 2023

Meta u përgjigj: “Ne nuk kemi lënë asgjë në dorë të askujt, gjithsecili merr fatin e tyre në duart e tyre”.

Më tej, Meta shtoi se e rëndësishme është që Partia Demokratike të jetë e qartë sa më shpejt se kur do të dalin kandidatët që do të garojnë përballë rilindjes.

“Ne nuk kemi lënë asgjë në dorë të askujt, gjithsecili merr fatin e tyre në duart e tyre. E rëndësishme është PD sa më shpejt të jetë e qartë se kur do dalin kandidatët përballë rilindjes. Për zgjedhje s’do votohet as për Berishën as për Metën por do votohet për kandidat konkret”, tha Meta./Opinion.al

Pas