Aktualitet

Marrja në pyetje e Ëngjëll Agaçit, Berisha: Hyri dhe doli serbes, si në kafene



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:33 - 17/10/22 |
Opi Nion

Ish-kryeministri Sali Berisha në një deklaratë për mediat ka komentuar edhe marrjen në pyetje të sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave Ëngjëll Agaçi në lidhje me aferën e Inceneratorëve. Berisha u shpreh se Agaçi hyri dhe doli serbes nga SPAK sikur të ishte në kafene.

Sipas kreut të PD, qytetarët duhet ta dinë se paratë, taksat e tyre, u dhanë pikërisht nga firma e kundraligjshme e Edi Ramës dhe Ëngjëll Agaçi.

“Agaçi dhe Edi Rama janë fajtorët më kryesorë sepse firmosën disbursimin e shumave shumë milionëshe një kompanie që sapo ishte krijuar dhe nuk plotësonte asnjë kriter ligjor për t’iu besuar ndërtimi i inceneratorëve.

“Sot dua të denoncoj parodinë që po ndodh me aferën e inceneratorëve. Ju e patë njeriu absolutisht i dytë më përgjegjës për këtë aferë 420 milionë hyri dhe doli serbes si të ishte në një kafene si Skapi i partisë. Qytetarët duhet ta dinë se paratë, taksat e tyre, u dhanë pikërisht nga firma e kundraligjshme e Edi Ramës dhe Ëngjëll Agaçi.

Taksapaguesit shqiptarë e paguajnë vetëm që t’i thotë kryeministrit dhe këshillit të ministrave përputhen apo nuk përputhen me ligjin. Ai megjithëse enti i specializuar kombëtar i prokurimeve i drejtuar nga Eduard Ahmeti i bëri shkresë e procedura e prokurimit është e paligjshme, prokurim me negociatë të mbyllur, ai përgatiti aktin për të dhënë fondet për këtë prokurim të paligjshëm i cili në rast se Agaçi bllokonte fondet shndërrohej në një letër të vdekur pa vlerë.

Ai kërkon të lajë duart dhe të thotë se tenderin e shpalli ministri ndërsa ai me vetëdije se ishte në kundërshtim me ligjin firmosi disbursimin e parave. Agaçi dhe vetëm ai mund të realizonte 17 procedura në 24 orë. Pëveç Agaçit një gjë të tillë mund ta bënte vetëm kryeministri i vendit. Askush tjetër nuk ka fuqi ekzekutive për të urdhëruar agjencitë që me emergjencë brenda 24 orëve të dorëzojë 17 akte për procesin e kontraktimit të një kompanie që nuk plotësonte asnjë kusht.

Agaçi dhe Edi Rama janë fajtorët më kryesorë sepse firmosën disbursimin e shumave shumë milionëshe një kompanie që sapo ishte krijuar dhe nuk plotësonte asnjë kriter ligjor për t’iu besuar ndërtimi i inceneratorëve. Plotësonte si kriter të vetëm një kompani false të Edi Ramës dhe Ëngjëll Agaçit për t’i vjedhur shtetit dhe taksapaguesve qindra miliona euro”, deklaroi ai.

Pas