Bota

PE zgjedh Christine Lagarde në krye të Bankës Qendrore Evropiane


               Publikuar në : 19:06 - 17/09/19 |
Opi Nion

Francezja Christine Lagarde do të jetë drejtuesja e ardhshme Bankës Qendrore Evropiane.

Lagarde u zgjodh në këtë detyrë përmes votimit në Parlamenti Evropian, ku mori 394 vota pro, 206 kundër dhe 49 abstenim.

Lagarde bëhet femra e parë që do të drejtojë këtë institucion kaq të rëndësishëm. Më parë ajo ka qenë në krye të Fondit Monetar Ndërkombëtar. Gruaja e fuqishme franceze nuk ishte në seancën e votimit të Parlamentit Evropian edhe pse kishte një ftesë për të qenë e pranishme.

Formalizimi i saj për mandatin 8-vjeçar në këtë detyrë di të bëhet në muajin tetor./Opinion.al E.Xh.

Pas