-Teknologji

Kina paralajmëron: Apple monitoron përdoruesit, ndihmon në spiunim


               Publikuar në : 19:45 - 17/09/19 |
el ida

Ministria e Jashtme e Kinës ka akuzuar Apple se po monitoron përdoruesit e tij nëpërmjet “spyware” në celular dhe kompjuter.

Autoritetet kineze thanë se bota duhet të ketë kujdes nga kompania amerikane pasi ajo ka ndihmuar Uashingtonin në spiunimin e përdoruesve të thjeshtë dhe udhëheqësve të shteteve të ndryshme përgjatë 10 viteve.

Kjo deklaratë vjen pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës thanë se kompania kineze Huawei mund të ishte duke mbledhur të dhëna për Pekinin dhe i kërkoi aleatëve të saj që të bllokonin firmën nga rrjeti i tyre 5G.

Kujtojmë se në maj, Presidenti amerikan Donald Trump dha urdhër që Huawei të bllokohej në përdorimin e teknologjisë amerikane, në mënyrë që të mbrohej siguria kombëtare, ndërsa Google i preu të gjitha lidhjet me kompaninë nga Shenzheni, duke mos e lejuar që të përdorte sistemin Android në celular.Opinion.al

Pas