Politikë

30 qershori/ Meta në Strasburg, takime në Kongresin e Autoriteteve Vendore


               Publikuar në : 20:59 - 17/09/19 |
Opi Nion

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka mbërritur sot në Strasburg, ku do të takohet me drejtues të Kongresit të Autoriteteve Vendore, e cili është një nga organizatat më të mëdha për vëzhgimin e zgjedhjeve .

Kongresi është një strukturë e pavarur e Këshillit të Evropës, dedikuar demokracisë vendore.  Ky Kongres anuloi misionin e vëzhgimit në Shqipëri për zgjedhjet lokale më 30 qershor.

Kongresi  është zëri i rajoneve dhe bashkive në Këshillin e Europës, ai këshillon Komitetin e Ministrave dhe Asamblenë Parlamentare të KiE për të gjitha aspektet e politikës lokale dhe rajonale./ Opinion.al E.Xh.

Pas