Te Fundit

PD: Kumbarët e avionit të drogës janë në Qeveri


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:05 - 01/09/15 |
b.f

TIRANE- Kapja e një avioni me drogë në Itali nuk e ka ndaluar trafikun, të tjerë avionë ngrihen nga jugu i vendit. Kështu ka deklaruar sekretari i përgjithshëm i PD, Arben Ristani. Sipas tij ky fenomen mbështetet nga pushteti dhe qeverisja ortake me krimin. “Avionë të vegjël të trafikut të drogës vazhdojnë fluturimet në zonën e Vlorës dhe Sarandës. Dëshmitarë okularë dhe burime serioze të policisë tregojnë se transporti i drogës me avionë të vegjël vijon dhe asgjë nuk bëhet për ta ndaluar këtë biznes kriminal. Nuk mund të ndalet ky biznes kriminal, sepse kumbarët e tij i ka në Polici, i ka në qeveri”, u shpreh Ristani në një dalje për mediat.

Ai akuzoi direkt Kryeministrin Rama dhe deputetin, Koço Kokëdhima si mbështetës të trafikut të drogës. “Biznesi i trafikut të drogës pritet të ketë rritje të metejshme sidomos në Jug të vendit, tani që zyrtarisht kjo zonë i kaloi për administrim Koco Kokëdhimës me dekret të vecantë të Edi Ramës.Cfarë mund të presim tjetër kur trafikanti është kthyer nga Edi Rama në model, kur trafikantët janë futur prej tij në parlament, kur trafikantët janë bërë kryetarë bashkish e kanë kapur poste kyçe në administratë”, tha Ristani.

Duke paralajmëruar protesta, Ristani tha se “PD bashkë me qytetarët do ta ndalë këtë ortakëri të qeverisjes me krimin që sjell përfitime për një grusht trafikantësh e zyrtarësh dhe sjell rrënim për qytetarët e për vendin”.

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas