Sport

Pas largimit të Messit, Barcelona zgjedh kapitenin e ri të ekipit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:37 - 09/08/21 |
Opi Nion

Pas largimit te Lionel Messit, Barcelona ka zgjedhur kapitenin e ri të ekipit.

Pesë kandidatë ishin në garë për të marrë shiritin e kapitenit, teksa mësohet se këtë pozicion tashmë do ta mbajë Sergio Busquets, i cili sezonin e kaluar ishte zv kapiten.

Mesfushori prej vitit 2008 luan me ekipin e parë të Barcelonës. Sakaq, zv kapitenë janë zgjedhur Gerard Pique, Sergio Roberto dhe Jordi Alba.

Barcelona luan ndeshjen e parë të sezonit të ri të dielën më 15 gusht. Katalanasit presin Real Sociedad në “Camp Nou”.

Barcelona do të mbështetet nga rreth 30 mijë tifozë. Autoritetet shëndetësore në Spanjë, kanë vendosur një kufi pjesëmarrje prej 30% të kapacitetit të stadiumit për shkak të pandemisë Covid-19.

Pas