Aktualitet

Zjarret, Osmani autorizon operacion humanitar të FSK-së në Shqipëri


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:01 - 09/08/21 |
Opi Nion

Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për t`i ofruar ndihmë Shqipërisë për situatën e krijuar nga zjarret, Presidentja Vjosa Osmani, në cilësinë e komandantes supreme, ka nënshkruar autorizimin për dërgimin e trupave dhe pajisjeve të FSK-së në operacion humanitar në vendin tonë.

Osmani në të njëjtën kohë ka informuar për këtë veprim Kuvendin e Kosovës.

Trupat dhe pajisjet FSK-së, do t`i vihen në dispozicion autoriteteve shqiptare me qëllim shuarjen dhe vënien në kontroll të zjarreve.

Trupat dhe paisjet pritet të mbërrijnë në Kukës, ndërkohë pritet që nga  momenti në moment të kalojnë në Morinë.

Pas ditësh të tëra luftë me flakët, është larguar rreziku i flakëve në drejtim të Parkut Kombëtar të Llogarasë. Aktualisht forcat e ushtrisë dhe zjarrfikëset janë përqendruar në zonën e tunelit të Kalimashit, ku si pasojë e erërave të forta dhe terrenit zjarri është përhapur drejt fshatit Shëmri, ndërsa në vendin e quajtur Qafa e Kumbullës është bërë i mundur izolimi i flakëve./Opinion.al

Pas