Sport

Pas finales së Europa League, Conte humb edhe 30 milionë euro


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:23 - 23/08/20 |
Al Do

Pas finales së humbur të Europa League, trajneri i Interit, Antonio Conte duket se ka pësuar edhe një humbje të madhe në financat e tij

30 milionë euro është shuma, që ai dhe disa investitorë të tjerë kanë humbur nga një skemë mashtruese për të cilën është vënë në pranga një 54-vjeçar me origjinë italiane por banues në Londër.

Sipas “La Verita”, Massimo Bochicchio një person me karrierë në banka të ndryshme, kishte bindur Conten, atëherë trajner i Chelsea, dhe disa persona të tjerë, për të investuar rreth 30.6 milionë euro në një fond i quajtur Kidman, dhe i menaxhuar nga Buchicchio.

Buchichio i kishte premtuar investitorëve një fitim i të paktën 30.1 milionë eurosh deri më 30 qershor, por në fund të afatit asnjeri prej tyre nuk mori asgjë.

Trajneri i Interit dhe partnerët  e tjerë denoncuan menjëherë personin, që ishte kreu i disa shoqërive financiare në Britaninë e Madhe. Atij i është sekuestruar nga autoritetet rreth 61 milionë euro pasuri personale, si dhe apartamente të ndryshme, njëri prej të cilit ka qenë shtëpia e Contes për disa kohë , gjatë  aventurës së tij londineze./ Opinion.al

Pas