Kryesore

Parashikimi/ Luhatje të mëdha, si do të jenë temperaturat deri në fundjavë


               Publikuar në : 08:44 - 11/02/19 |
b.f

Edhe sot moti në të gjithë vendin do të jetë i qëndrueshëm.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të jenë të larta, por me reshje shiu deri në mbrëmje kur dëbora do të shfaqet në zonat malore.

Ndryshe do të jetë dita e martë, që do të sjellë rënie të ndjeshme të temperaturave dhe vijimin e reshjeve të dëborës në zonat lindore dhe juglindore.

Ndërsa nga e mërkura, deri në fundjavë, do të kemi një mot të kthjellët por shumë të ftohtë; ku temperaturat e natës dhe mëngjesit ulen deri në 10°C nën ZERO ndërsa gjatë mesditës maksimumi do të ngjitet deri 12°C.

Pas