SPAK ka përfunduar hetimin ndaj ish-kryebashkiakut të Divjakës, Fredi Kokoneshi. Ish-zyrtari vendor është marrë i pandehur për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”.
Për të njëjtën vepër penale janë marrë të pandehur edhe Dorjan Spaho, Andi Bullari dhe Ledio Xharo.
SPAK ka depozituar dosjen në GJKKO, ku do t’i nënshtrohet shqyrtimit paraprak nga gjyqtari Erjon Çela.














