Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Basketbollisti i njohur serb: S’jemi popull qiellor, Kosova s’është e jona

2019/02/11 at 9:13 AM
në Kryesore, ZZinstant
Kohë leximi: 4 min
A A
Basketbollisti i njohur serb: S’jemi popull qiellor, Kosova s’është e jona

Nikolla Kaliniq nuk është vetëm basketbollist i mirë. Ai është edhe një qytetar mendjehapur i Serbisë, të cilit i pëlqen të lexojë romanin «Njëqind vjet vetmi» të Gabriel García Márquez ose romanin «Shumë faleminderit» të Marko Vidojkoviqit, një vepër satirike për Jugosllavinë socialiste, e cila brenda pak muajsh u bë bestseller në republikat ish-jugosllave. Në një intervistë dhënë gazetës «Blic» Nikolla Kaliniq nuk ka folur vetëm për librat që i pëlqejnë. Ka folur sidomos për Kosovën. Dhe çfarë ka thënë, s’ka mbetur pa u komentuar në opinionin serb. Kaliniq, basketbollist i «Fenerbahçe Basketbol» dhe i kombëtares së Serbisë, kritikoi sidomos qasjen e pushtetit dhe të serbëve në përgjithësi ndaj Kosovës.


«Prej se jam lindur, e jam lindur më 1991, ekzistojnë probleme dhe mospajtime rreth Kosovës. Jam i vetëdijshëm se shumëkush do të shtanget tani, por ka ardhur koha që dikush ta thotë publikisht: hajde ta zgjidhim këtë problem, të nxjerrim çfarë mundemi dhe të ecim tutje. Beteja e Kosovës është zhvilluar para 600 vitesh, qe shumë dekada Kosova nuk është territor ‘yni’. Askush nuk jeton nga e kaluara dhe sa më shpejt që pajtohemi me të tashmen dhe ecim tutje, aq më mirë për neve», tha Kaliniq. Pas kësaj deklarata në shtëpinë e tij në Suboticë, ku jetojnë prindërit e tij, persona të panjohur shkruan me shkronja cirilike një parullë vulgare.

Në intervistën për «Blic» Kaliniq hodhi poshtë rrëfimin se serbët janë populli qiellor. Kisha serbe dhe historianët nacionalistë theksojnë se me rënien e tij në Betejën e Kosovës Princi Lazar u përcaktua për një perandori hyjnore, ku do të jetonte një jetë spirituale. Kaliniq nuk beson në dokrra të tilla: «Nuk jemi popull qiellor, as që kemi qenë ndonjëherë, kemi pasur momente shkëlqimi në të kaluarën, por duhet të pajtohemi se tash jemi një pikë e vogël dhe e parëndësishme në hartën e madhe të botës. Kush nuk më beson, le të udhëtojë pak nëpër botë dhe t’u tregojë të huajve se nga vjen – do të tmerrohet. Unë e kam përjetuar. Së fundi u nënshkrua marrëveshja e re për bashkëpunim mes Gjermanisë dhe Francës, e para qe nënshkruar më 1963, domethënë 16 vjet pas gjithë asaj që ndodhi në Luftën e Dytë Botërore. Hej, 16 vjet pas gjithë atyre krimeve, mizorive dhe viktimave ata e kanë kuptuar se duhet të punojnë së bashku dhe shihni se ku janë sot? E ne ende flasim për Betejën e Kosovës…».

Në Serbi nga sportistët pritet të jenë patriotë, e të jesh patriot sipas kutit të pushtetit domethënë të urresh tjetrin dhe të çirresh se më e madhe se Serbia në këtë botë është vetëm Rusia. Gjatë kampionatit europian të notit më 2008 notuesi serb Millorad Çaviq ndërsa po e pranonte medaljen e artë shpalosi para publikut fanellën me shënimin «Kosovo je Srbija» («Kosova është Serbi»). Ai i diskualifikua nga pjesa tjetër e garës dhe u gjobit me 10’800 euro. Çaviq u lartësua atëbotë si hero në Serbi. Kaliniq, ndërkaq, nga nacionalistët shikohet si tradhtar, ndonëse ai me realizëm të pashoq përshkruan gjendjen e Serbisë dhe fiksimin irracional te Kosova.

Ndër të parët që i doli në mbrojtje Kaliniqit ishte shkrimtari serb me origjinë hebraike, Filip David. «E përshëndes Kaliniqin dhe guximin e tij për t’iu kundërvënë të ashtuquajturve patriotë dhe nacionalistëve të cilët janë të gatshëm të luftojnë për Kosovën deri në serbin e fundit dhe shqiptarin e fundit. Ende janë pakicë njerëzit e arsyeshëm të cilët e kuptojnë se me pranimin e pavarësisë së Kosovës në mënyrën më të mirë mund të mbrohen serbët e mbetur në Kosovë, të mbrohet trashëgimia kulturore dhe të sigurohet kthimi i refugjatëve, sepse jemi bërë shoqëri e jotolerancës, urrejtjes dhe politikës që punon në dëm të vetes».

Para Kaliniqit urrejtjen e publikut nacionalist dhe racist serb e përjetoi basketbollisti Alen Omiq, i cili ka shtetësi të Bosnjës dhe Sllovenisë. Përkrahësit e ekipit «Cërvena Zvezda» kërcënuan se do të bojkotonin ndeshjet për shkak të basketbollistit «boshnjak mysliman». Omiq u përpoq t’i qetësojë fansat duke bërë të ditur se është ateist. Pa sukses. Kur nisi të luajë për ekipin beogradas, Omiq u quajt «turk», ndërsa në tribunë u shpalos një transparent me këtë përmbajtje: «Šiptar, Hrvat, balija nije moja bratija». («Shiptari [fjalë fyese për shqiptarë], kroati, balia [fjalë fyese për myslimanët e Bosnjës] nuk janë vëllezërit e mi». Edhe më keq se Kaliniq dhe Omiq kaloi – para 20 vitesh – basketbollisti i «Partizanit» Haris Bërkiq: ai u vra para sallës «Pionir» në Beograd. Vrasësit nuk u zbuluan kurrë.

Sa i përket Nikolla Kaliniqit: ai nuk ka vetëm shije të mirë letrare. Në intervistë thotë se momentalisht dëgjon muzikë blues, sidomos John Lee Hooker, Buddy Guy dhe B. B. King, ndërsa nga muzika e vendeve të Ballkanit pëlqen Darko Rundekun, muzikantin e famshëm kroat, i njohur dikur si frontman i grupit «Haustor», grupin «Azra» të prirë nga Branimir «Johnny» Shutliq. Një sportist me shije të tillë kulturore nuk mund të jetë primitiv. Dhe Nikolla Kaliniq e dëshmon këtë me mjeshtëri përmes intervistës së tij. /Enver Robelli-Dialogplus

 

Etiketa: kosova serbiaNikolla Kaliniqnjohja


Ju sugjerojmë

Sot konkursi për Drejtorin e Policisë së Shtetit, 14 kandidatët në garë
Kronikë

Tentohet të vidhet banka në Shkozë, autori kapet nga policia

12 Qershor, 2026 9:53 am
Protesta/ Berisha: Kundërshtari nuk do e mësojë online skenarin tonë
Kryesore

Iu hoq non-grata nga SHBA, Berisha falënderon administratën Trump

12 Qershor, 2026 9:24 am
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

12 Qershor, 2026 8:05 am
Protesta e 12-të/ Qytetarët kërkojnë largimin e Edi Ramës
Aktualitet

Protesta e 12-të/ Qytetarët kërkojnë largimin e Edi Ramës

11 Qershor, 2026 6:53 pm
Berisha: Diella, një avatar bosh pa asnjë qelizë të urtësisë artificiale
Kryesore

Berisha pas heqjes së Non-Grata nga SHBA: Unë erdha, u krye

11 Qershor, 2026 11:01 am
Berisha: Ndërhyrje te pensionet dhe rrogat e ulëta kur PD të rikthehet në qeveri
Kryesore

SHBA i heq “non grata” Sali Berishës

11 Qershor, 2026 10:39 am
Balla-PD: Nuk do i votojmë 4 projektligjet që keni sjellë
Kryesore

Balla-PD: Nuk do i votojmë 4 projektligjet që keni sjellë

11 Qershor, 2026 10:36 am
Call center në Tiranë/ Arrestohen në flagrancë 4 organizatorë, në hetim 49 punonjës
Kronikë

Call center në Tiranë/ Arrestohen në flagrancë 4 organizatorë, në hetim 49 punonjës

11 Qershor, 2026 9:54 am
Parashikimi i motit, 28 dhjetor 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 11 qershor 2026

11 Qershor, 2026 8:27 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

11 Qershor, 2026 8:26 am
Para
Dua Lipa rrëmben 2 çmime në “Grammy”, emocionon me fjalimin

Dua Lipa rrëmben 2 çmime në "Grammy", emocionon me fjalimin

Raporti/ Si futen armët e zjarrit në mënyrë klandestine në Shqipëri

Raporti/ Si futen armët e zjarrit në mënyrë klandestine në Shqipëri

Brad Pitt në ditëlindjen e Jennifer Aniston, çfarë po ndodh mes ish-çiftit

Brad Pitt në ditëlindjen e Jennifer Aniston, çfarë po ndodh mes ish-çiftit
















TE FUNDIT

Trump: Irani pranon të mos ketë armë bërthamore

Largim nga tradita diplomatike, Trump do të bisedojë me liderin e Tajvanit
12 Qershor, 2026

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump ka njoftuar arritjen e dakordësisë me Iranin. Trump tha se Irani ka rënë...

Lexo më shumë

Kush janë biznesmenët e njohur që i janë lëshuar urdhër-arresti nga SPAK

Kush janë biznesmenët e njohur që i janë lëshuar urdhër-arresti nga SPAK
12 Qershor, 2026

SPAK, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, kanë zhvilluar një operacion të gjerë për goditjen e një grupi kriminal të...

Lexo më shumë

Netanyahu distancohet nga marrëveshja SHBA-Iran: Izraeli nuk është pjesë e…

Vrasja e komandantit të marinës iraniane, Netanyahu: Kishte shumë gjak në duar
12 Qershor, 2026

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se Izraeli nuk është palë në memorandumin e mirëkuptimit të raportuar mes Shteteve të...

Lexo më shumë

Tentohet të vidhet banka në Shkozë, autori kapet nga policia

Sot konkursi për Drejtorin e Policisë së Shtetit, 14 kandidatët në garë
12 Qershor, 2026

Një tentativë për vjedhje është regjistruar në zonën e Shkozës në Tiranë, ku objektiv i autorit ka qenë filiali i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}