Kryesore

E fundit/ I mituri shqiptar gjendet pajetë në bregdetin e ishullit grek


               Publikuar në : 08:56 - 11/02/19 |
b.f

Një fëmijë shqiptar, i moshës 12 vjeç, është gjendur i vdekur mëngjesin e sotëm në zonën bregdetare të Rodosit në Greqi,

Fëmija thuhet se u gjet në zonën e Zephiros, me shenja jete.

Sipas medias vendas, ai thuhet se u dërguar me urgjencë në spitalin e Përgjithshëm të qytetit, por ka qenë i pamundur mbajtja në jetë.

Hetimet po kryhen nga Autoriteti Qendror i Portit të Rodosit, që urdhëroi edhe rrethimin e vendit të ngjarjes.

Policia greke nuk ka dhënë detaje të mëtejshme mbi ngjarjen.

Tashmë pritet që të jetë autopsia, që të përcaktojë shkaqet e vdekjes së minorenit shqiptar.

Ky është rasti i disatë i shqiptarëve që humbin jetën në rrethana të paqarta në Greqi, gjatë muajve të fundit. DL

 

Pas