Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Raporti/ Si futen armët e zjarrit në mënyrë klandestine në Shqipëri

2019/02/11 at 9:39 AM
në Kronikë, Kryesore
Kohë leximi: 3 min
A A
Raporti/ Si futen armët e zjarrit në mënyrë klandestine në Shqipëri

Trafiku i armëve është një fenomen ende prezent që në një strategji të fundit 5 vjeçare që synon kontrollin mbi armët i është kushtuar një hapësirë më vete.


Të dhënat e bëra publike nga Ministria e Brendshme brenda Strategjisë për Kontrollin e Armëve të Vogla, të Lehta, Municioneve dhe Eksplozivëve 2019–2024 dhe të Planit të Veprimit 2019–2021 tregojnë se ky trafik kryesisht bëhet në mënyrë tokësore nga personat 16-45 vjeç ndërkohë që sasia që kalohet është e limituar.

“Në përgjithësi nga raste e konstatuara, trafikantët e armëve të zjarrit përdorin kufirin tokësor të gjelbër duke i fshehur në automjete, autobusë, kamionë, vetura ose i transportojnë në trup duke kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme. Nga rastet e hetuara është konstatuar se trafikimi i armëve të zjarrit bëhet në sasi të vogla, nga 1–2 copë. Grup-moshat e evidentuara janë kryesisht të seksit mashkull dhe variojnë nga mosha 16–45 vjeç”, thuhet në dokument.

Nga ana tjetër i njëjti jep detaje se cilët janë kufijtë ku kalon ky trafik duke specifikuar llojin e armatimit si dhe flukset nga hyjnë apo dalin si dhe origjinën e tyre.

“Nga analizimi i situatës operative si dhe nga rastet e konstatuara armët e zjarrit në territorin e Shqipërisë futen nga kufiri: Maqedoni-Shqipëri, Kosovë-Shqipëri dhe Mali i Zi–Shqipëri. Në këtë pjesë të kufirit trafikohen armë zjarri të prodhuara në vendet e Evropës (pistoleta), si dhe armë zjarri, lëndë plasëse që vijnë nga territori i Malit të Zi, kurse nga territori i Kosovës dhe Maqedonisë trafikohen kryesisht pistoletat e konvertuara. Ndërsa nga territori i Shqipërisë, nëpërmjet kufirit Shqipëri-Greqi dhe Shqipëri– Itali, trafikohen pistoleta dhe automatikë që janë rrëmbyer nga depot ushtarake në vitin 1997 në Shqipëri” pohohet në strategji.

Gjithsesi dokumenti nënvizon se nga analiza që ju është bërë veprave penale të kësaj kategoie vihet re një rënie vit pas viti.

Tre herë amnisti për dorëzim, sa u dorëzuan

Ministria e Brendshme nënvizon se përgjatë viteve të ndryshme është ndërmarrë një amnisti për dorëzimin vullntar të armëve. Pas vitit ’97 kur një pjesë e mirë e armatimit ra në duar të popullatës së gjerë amnistia e parë u bë në gusht 1998-gusht 2002 kur u hartua edhe një ligj për grumbullimin e armëve dhe municioneve luftarake. E dyta u hartua në dhjetor 2002 dhe u miatua në mars 2003. Por në fakt niveli i grumbullimit në raport me atë që doli nga depot në ’97 mbetet shumë i ulët. Kështu në vitin 1997 u grabitën 893 milionë municione, 16 milionë eksplozivë dhe rreth 550 mijë armë. Të grumbulluara deri në vitin 2005 nga amnistitë ishin 118 mijë municione, 1.53 milionë eksplozivë dhe 222 mijë  armë. Aministria e tretë e mbajtur në janar-prill 2017 duket se pati një lloj ndërgjegjësimi dhe dorëzim nga ana e qytetarëve por që shifrat nga Ministria e Brendshme interpretohen si një tregues se ka akoma një qarkullim të konsiderueshëm të armatimit në popullatë

“Një amnisti e tretë u zbatua edhe gjatë periudhës janar–prill 2017, ku si rezultat i organizimit të punës dhe aktiviteteve sensibilizuese janë dorëzuar vullnetarisht në shkallë vendi: 1.603 armë zjarri të ndryshme, 1.558 granata dore, 580.634 municione të ndryshme. Mesatarisht i takon çdo ditë të jenë dorëzuar në shkallë vendi 13 armë zjarri të ndryshme. Kjo situatë tregon se akoma në duart e qytetarëve ndodhen një numër i konsiderueshëm armë zjarri dhe municione luftarake pa leje” thuhet në strategji./ Monitor

Etiketa: arme zjarridoganaraporti. policia


Ju sugjerojmë

Gara në PD, Berisha: Kandidatët janë njoftuar më përpara, por jo publikisht
Kryesore

Gara në PD, Berisha: Kandidatët janë njoftuar më përpara, por jo publikisht

15 Korrik, 2026 10:34 pm
Makina e Policisë Bashkiake përplas 13-vjeçarin në Vlorë
Kronikë

Makina e Policisë Bashkiake përplas 13-vjeçarin në Vlorë

15 Korrik, 2026 9:29 pm
Gara për Sekretar të Përgjithshëm në PD: Flamur Noka përballë Saimir Korreshit
Kryesore

Gara për Sekretar të Përgjithshëm në PD: Flamur Noka përballë Saimir Korreshit

15 Korrik, 2026 5:27 pm
Qeveria miraton marrëveshjen për sigurimet shoqërore me Poloninë
Kryesore

Qeveria miraton marrëveshjen për sigurimet shoqërore me Poloninë

15 Korrik, 2026 1:29 pm
Apeli jep vendimin për autorin e vrasjes së Martin Canit
Kronikë

Apeli jep vendimin për autorin e vrasjes së Martin Canit

15 Korrik, 2026 12:51 pm
Amnistia penale, lirohen 541 të burgosur
Aktualitet

Amnistia penale, lirohen 541 të burgosur

15 Korrik, 2026 12:11 pm
Pse mbahet ende Meta në burg dhe Berisha detyrim paraqitje?Si përgjigjet kreu i SPAK
Aktualitet

Pse mbahet ende Meta në burg dhe Berisha detyrim paraqitje?Si përgjigjet kreu i SPAK

15 Korrik, 2026 11:41 am
Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e naftës në Shqipëri
Aktualitet

Rriten çmimet e karburanteve

15 Korrik, 2026 11:12 am
Zbulohen në Lezhë 5 ambiente për kultivimin e kanabisit
Kronikë

Zbulohen në Lezhë 5 ambiente për kultivimin e kanabisit

15 Korrik, 2026 10:55 am
U arrestua me 58 kg kanabis në automjet, lirohet nga burgu ish-punonjësja e AKSHI-t
Kronikë

U arrestua me 58 kg kanabis në automjet, lirohet nga burgu ish-punonjësja e AKSHI-t

15 Korrik, 2026 10:50 am
Para
Brad Pitt në ditëlindjen e Jennifer Aniston, çfarë po ndodh mes ish-çiftit

Brad Pitt në ditëlindjen e Jennifer Aniston, çfarë po ndodh mes ish-çiftit

Video/ E moshuara brenda në banesë, zjarri përfshin apartamentin

Video/ E moshuara brenda në banesë, zjarri përfshin apartamentin

Çfarë veshën yjet në tapetin e kuq, fustanet më të komentuara në “Grammy”

Çfarë veshën yjet në tapetin e kuq, fustanet më të komentuara në "Grammy"
















TE FUNDIT

Gara në PD, Berisha: Kandidatët janë njoftuar më përpara, por jo publikisht

Gara në PD, Berisha: Kandidatët janë njoftuar më përpara, por jo publikisht
15 Korrik, 2026

Kryedemokrati Sali Berisha sqaroi në një prononcim për mediat se kandidatët në garën e brendshme për strukturat drejtuese të PD...

Lexo më shumë

Makina e Policisë Bashkiake përplas 13-vjeçarin në Vlorë

Makina e Policisë Bashkiake përplas 13-vjeçarin në Vlorë
15 Korrik, 2026

Një makinë e Policisë Bashkiake në Vlorë ka përplasur një fëmijë. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen...

Lexo më shumë

Trump telefonon Netanyahun,i kërkon të tërheqë trupat izraelite nga Siria dhe Libani

Si ia doli Netanyahu të ndryshojë planin e Trump për paqe në Gaza?
15 Korrik, 2026

Presidenti amerikan Donald Trump i kërkoi kryeministrit Benjamin Netanyahu gjatë një telefonate javën e kaluar të fillojë tërheqjen e trupave...

Lexo më shumë

Rifillon gjyqi për korrupsion, Netanyahu paraqitet në Gjykatë

Pranoi armëpushimin? Ministrat kërcënojnë Netanjahun: Do të rrëzojmë qeverinë
15 Korrik, 2026

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u paraqit sot para Gjykatës së Qarkut të Kudsit ndërsa rifilluan procedurat në gjyqin e tij...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}