Kronikë

Nxirrte pllaka guri në Malin e Tomorit, shpallet në kërkim 61-vjeçari


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:32 - 07/11/20 |
Opi Nion

Një 61-vjeçar nga Tirana është shpallur në kërkim nga policia pasi akuzohet se nxirrte në mënyrë të paligjshme pllaka guri në Malin e Tomorrit.

Po ashtu, është proceduar penalisht dhe A. B., 34 vjeç, banues në Poliçan, administrator i subjektit Arseo sh.p.k.  Mësohet se 61-vjeçari është administrator i subjektit Klerajdi sh.p.k.

Gjithashtu, në subjektin me administrator shtetasin A. B. janë konstatur dhe dy punonjës të pasiguruar.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprat penale “Dëmtim i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore”, “Fshehja e të ardhurave” dhe” Punësim i paligjshëm”./ Opinion.al

Pas