Kronikë

Tentoi të vriste një person, 34-vjeçari ekstradohet nga Italia


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:32 - 07/11/20 |
Opi Nion

Një 34-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të mbetur në tentativë është arrestuar në Itali dhe do të ekstradohet drejt vendit tonë.

I arrestuari është identifikuar me inicialet Malvin Skarra. 34-vjeçari në datën 15.03.2019, në vendin e quajtur “Ura e Cerenecit”, Dibër, ka plagosur për motive të dobëta, me armë zjarri, shtetasin M. O.

Për këtë ngjarje Gjykata e Shkallës së Parë Dibër, në vitin 2019, ka vendosur masën e sigurimit “Arrest në burg” për këtë shtetas, për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”. / Opinion.al

Pas