Sport

Nuk vaksinohet, Djokovic rrezikon përjashtimin nga 3 turne të rëndësishëm



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:39 - 21/07/22 |
Opi Nion

Tashmë nuk ka më dyshime. Tenisti serb, Novak Djokovic, nuk do të luajë në turneun Masters të Montrealit, i programuar të nisë në datën 5 gusht.

Lajmin e konfirmuan organizatorët e këtij turneu, që thanë se të gjithë pjesëmarrësit duhet të jenë të vaksinuar, për shkak se numri i të infektuarve është rritur ndjeshëm. Sigurisht, qëndrimi i serbit mbetet i palëkundur sa i takon çështjes së vaksinimit.

“Novak duhet të përveshë mëngët dhe të vaksinohet nëse do të luajë te vendi ynë. Ai nuk përbën përjashtim”, theksoi mes të tjerash ministri i Shëndetësisë në Kanada.

Por, nuk është vetëm ky kompeticion që serbi rrezikon të marrë pjesë. Në pikëpyetje është dhe Amerika. Djokovic shpreson të marrë “dritën jeshile” për të luajtur në turneun Masters të Sinsinatit, që nis më 15 gusht, por edhe aty prania e tij është në dyshim, pasi edhe në Amerikë vaksinimi është kthyer i detyrueshëm në çdo aktivitet sportiv.

Ndërkohë, pas turneve Masters të Montrealit dhe Sinsinatit, do të zhvillohet edhe “Grand Slam” i US Open, që organizohet në Nju-Jork, në fund të gushtit.

Pas