Bota

Presidenti i SHBA, Joe Biden infektohet me Covid-19



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:46 - 21/07/22 |
Opi Nion

Presidenti amerikan, Joe Biden ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Aktualisht Biden po përjeton “simptoma shumë të lehta”, thotë Shtëpia e Bardhë.

79-vjeçari, i cili është plotësisht i vaksinuar dhe ka marrë dy herë injeksione përforcuese, do të izolohet në Shtëpinë e Bardhë dhe do të vazhdojë të kryejë të gjitha detyrat e tij, thuhet në një deklaratë, sipas BBC.

Presidenti po merr ilaçin antiviral Paxlovid, thanë zyrtarët.

Ai do të marrë pjesë në takime përmes telefonit dhe Zoom, shtuan ata./Opinion.al

Pas