Kronikë

Kontroll anti-drogë në Krujë, 220 policë në aksion, efektivi bie nga shkëmbi



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:54 - 21/07/22 |
Opi Nion

Policia po vijon kontrollin me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Mësohet se sot po bëhen kontrolle në Malësinë e Krujës, në një terren shumë të vështirë malor. Policia informon se janë angazhuar në total 220 punonjës policie, nga këta 100 punonjës të FNSH Tiranë, 120 punonjës të Policisë Krujë dhe strukturat operacionale të DVP Durrës, të cilët janë duke përdorur edhe 4 dronë.

Ndërsa gjatë kontrollit, për shkak të terrenit shumë të vështirë malor, është dëmtuar fizikisht një punonjës i FNSH-së Tiranë, inspektor Y. S., 47 vjeç, i cili ka rënë nga një terren shkëmbor dhe ka pësuar dëmtime të shumta fizike.

Raportohet se punonjësi i Policisë është transportuar menjëherë në Spitalin e Traumës, në Tiranë, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa gjatë kontrollit, janë konstatuar 3 ambiente të hapura, në zonë të pyllëzuar, në të cilat ishin kultivuar 180 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, shumica e të cilave u asgjësua me zjarr, ndërsa pjesa tjetër u sekuestrua në cilësinë e provës materiale./Opinion.al

Pas