Kronikë

Ngacmoi seksualisht adoleshenten, arrestohet 54-vjeçari në Durrës


               Publikuar në : 11:16 - 21/11/19 |
Opi Nion

Një 54-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit, pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një adoleshente.

I arrestuari është denoncuar në polici nga vet 15-vjeçarja, dhe më pas policia ka bëtë të mundur kapjen e tij. Ndërkohë, policia po vijon hetimet për të bërë zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve, në Komisariatin Durrës, arrestuan shtetasin: A.L.,54 vjeç, banues në,Durrës, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht, një 15 vjeçare,”-shprehet policia./ Opinion.al

Pas