Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Besnik Muçi pas shkarkimit: Nuk e njoh vendimin. Presidenca: Turp, turp

2019/11/21 at 11:42 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Besnik Muçi pas shkarkimit: Nuk e njoh vendimin. Presidenca: Turp, turp

Ditën e sotme Komisioni i Posaçëm i Apelimit shkarkoi nga detyra Besnik Muçin, anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, i cili u emërua nga Presidenti Meta pak ditë më parë.


KPA u shpreh se Muçi nuk justifikon pasurinë që ai dhe bashkëshortja e tij zotërojnë, po ashtu, theksohet se nuk justifikohen as shpenzimet e viteve 2003-2006.

Pas shkarkimit, Besnik Muçi është shprehur në një dalje për mediat, se nuk është dakord me këtë vendim dhe se ai i është përmbajtur çdo ligji dhe ka bërë deklarimet e nevojshme.

Muçi është shprehur se çdo pasuri e tij ka burim ligjor, ndërsa ka theksuar se familja e tij ka pasur të ardhura të tjera përveç tokës bujqësore.

 “Të nderuar gazetarë më lejoni së pari të shpreh falënderim të sinqertë për të gjithë ju që keni ndjekur me vëmendje procesin tim të rivlerësimit. keni pasqyruar me realizëm të gjitha të dhënat, faktet, përjashto ndonjë gazetar që ka shpifur në mënyrë të vazhdueshme, juve sinqerisht ju falënderoj sepse i treguat publikut se cila ishte situata ime në procesin e rivlerësimit. Shkaku i parë i ankimit është diferenca financiare të 4 vitet, 2003-2006 në shumë e 6 mln lekë të vjetra. Të llogaritura sipas Komisioneri Publik dhe të pranuar nga KPA në kundërshtim me ligjin. Shkaku i dytë është mosdeklarimi i tokës bujqësore që bashkëshortja ime ka marrë në pronësi në vitin 1991. Bashkëshortja ime është larguar nga familja para 22 vitesh, është një pasur me burim të ligjshëm.
Shkaku tjetër i ankimit ka qenë mosdeklarimi i një banese, të ndërtuar në vitin 1985, të ndërtuar nga familja e bashkëshortes, kur ajo ka qenë e mitur. Ai truall 170 metër në atë fshat e ka sot vlerën 200 mijë lekë. Një shkak ankimi për 40 mijë lekë të vjetra. Të tjera shkaqe ankimi ishin huatë e marra nga familja ime. Huaja e marrë nga babai, vëllai e motra ime, nga xhaxhai im, 400 mijë lekë të reja, të cilat unë i provova tej çdo ndryshimi. Deklarova që familja ime ka pasur të ardhura të tjera përveç tokës bujqësore”,
deklaroi Muçi.

Ndërohë, pas shkarkimit të Muçit, ka raguar Presidenca. Zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi, është shprehur se pritej një vendim i tillë nga “vettingu i partisë”. Sipas tij, me vendimin e KPA synohet bllokimi i Gjykatës Kushtetuese.

“ZERO SURPRIZË nga vettingu i Partisë. Pas dështimit të rrëmbimit flagrant të Gjykatës Kushtetuese, rikthehet skenari për bllokimin e këtij institucioni nga të njëjtët aktorë që e bllokuan për tre vjet. TURP! TURP! TURP!”-shprehet Blushi.

Gjetjet e KPA për Besnik Muçin

“Lidhur me pasurinë apartament 57 m2, blerë në 2016 me vlere 1.9 mln lekë, për krijimin e të cilës KP pretendon se subjekti dhe personat e lidhur nuk justifikon, KPA vlerëson se subjekti nuk provon ligjshmërinë e huave të marra nga babai, vëllai e motra e tij. Subjekti është në kushtet e deklarimit të pamjaftueshëm. Lidhur me shkakun e ankimit të mos deklarimit të pasurisë së personit të lidhur, bashkëshortja, rezulton se në vitin 1991, subjekti dhe e shoqja kanë përfituar pasuri nga ligji7501, KPA vlerëson se subjekti dhe bashkëshortja nuk ka  deklaruar me saktësi pasurinë. Për pasojë, subjekti gjendet në situatën e deklarimit të pamjaftueshëm. Lidhur me shkakun e ankimit për mos justifikim të shpenzimeve për vitet 2003-2006 subjekti nuk i justifikoj në burime të ligjshme. Subjekti gjendet në kushtet e deklarimit të pamjaftueshëm”

Me shkarkimin e Muçit, Gjykata Kushtetuese bën një hap pas, pasi mbetet me katër anëtarë, nga nëntë që duhet të ketë në total./ Opinion.al



Ju sugjerojmë

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
Aktualitet

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

20 Korrik, 2026 1:16 pm
Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë
Aktualitet

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë

20 Korrik, 2026 12:51 pm
Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
Kryesore

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

20 Korrik, 2026 1:12 am
Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
Bota

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

19 Korrik, 2026 5:06 pm
Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

19 Korrik, 2026 3:25 pm
Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën
-Jetë dhe Stil

Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën

19 Korrik, 2026 1:14 pm
Alarm për bombë në qytetin e Burrelit, forcat xheniere në vendin e ngjarjes 
Aktualitet

Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës

19 Korrik, 2026 9:40 am
Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti

18 Korrik, 2026 10:23 pm
Protesta e bulevardit kundër “Kuvendit Kombëtar”: Jo negociata nëpër zyra
Aktualitet

Protesta e bulevardit kundër “Kuvendit Kombëtar”: Jo negociata nëpër zyra

18 Korrik, 2026 9:57 pm
Ish-drejtoresha e Postës vodhi 69 mln lekë, çfarë zbuluan pamjet filmike
Kronikë

Ish-drejtoresha e Postës vodhi 69 mln lekë, çfarë zbuluan pamjet filmike

18 Korrik, 2026 8:46 pm
Para
Taulant Balla: “Kushtetuesja” shkon në Komisionin e Venecias

Taulant Balla: "Kushtetuesja” shkon në Komisionin e Venecias

Modelja zbuloi se vuan nga kanceri: Mjaft më trajtuat si viktimë

Modelja zbuloi se vuan nga kanceri: Mjaft më trajtuat si viktimë

U shkarkua nga KPA, Besnik Muçi: Tre mëkatet e mia, Dvoranit dhe Metës

U shkarkua nga KPA, Besnik Muçi: Tre mëkatet e mia, Dvoranit dhe Metës
















TE FUNDIT

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
20 Korrik, 2026

Partia Socialiste ka votuar ndryshimin e rendit të ditës në seancën plenare të këaaj të hëne, ndërsa kreu i PD...

Lexo më shumë

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë
20 Korrik, 2026

Qytetarë të shumtë janë mbledhur në protestë përpara Kuvendit, këtë  të hënë me thirrjet “Parlamenti i krimit”, “Rama jep dorëheqjen”...

Lexo më shumë

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
20 Korrik, 2026

Spanja është shpallur kampione e botës në finalen e botërorit 2026 përvallë Argjentinës. Në një ndeshje që në fakt u...

Lexo më shumë

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
19 Korrik, 2026

Një sulm i ri iranian ndaj një impianti energjie dhe shkripëzimi të ujit në Kuvajt ka shkaktuar zjarr në objekt,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}