InstaBIZ

Modelja zbuloi se vuan nga kanceri: Mjaft më trajtuat si viktimë


               Publikuar në : 11:55 - 21/11/19 |
el ida

Modelja Slick Woods, imazhi i Fenty Beauty nga Rihanna, zbuloi se vuan nga një sëmundje e rëndë dhe po bën kimioterapi.

“Çfarë mendoj për kimioterapinë. Përshëndes të gjithë ata që duhet ta heqin këtë të keqe.” shkruan 23 vjeçarja në një foto ku shfaqet e buzëqeshur me miqtë e saj. Postimi e saj u shoqërua me hashtagun #tëpaktënjamqerose .

Në një postim të dytë në Instagram, Slick postoi fotografinë e të birit duke bërë një fytyrë ironike dhe krahas saj shkroi: “Mjaft më trajtuat si viktimë.”

Ajo zbuloi për The Shade Room se vuan nga melanoma e gradës së tretë, që nënkupton që kanceri është përhapur nga qelizat e lëkurës në nyjet limfatike. Melanoma njihet si kanceri më i rëndë i lëkurës, pasi ndikon qelizat që prodhojnë melaninë./Opinion.al

Pas