Aktualitet

Ndërtimi i teatrit nis në shtator, Veliaj: Fillojmë shumë shpejt nga puna


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:14 - 24/05/20 |
Opi Nion

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka deklaruar se në shtator do të nisë puna për ndërtimin e  godinës së re të Teatrit Kombëtar.

Duke njoftuar se gjatë verës do të punohet me detajimet e projektit, Veliaj u shpreh se në shtator teatri do të jetë një kantier i ri, ndërsa nuk ka harruar të listojë  edhe disa nga investimet kryesore të kryera gjatë drejtimit të bashkisë prej tij.

“Sheshin Skënderbej e bëmë bashkë, pas vitesh të tëra debati. Po ashtu edhe Liqenin, që kishte vite të tëra që as nuk riparohej Amfiteatri, as nuk çlirohej pjesa e dytë e zaptuar. Bashkë e bëmë Pazarin e ri, i cili ishte zhytur në lluc e në minj, por doli në dritë! Sot është bërë një nga vendet më të bukura. Bashkë e bëmë Kalanë, pjesën e parë, do vazhdojmë me pjesën e dytë. Pavarësisht se na u hodhën në fyt, ato dolën në dritë dhe po shijohen edhe nga njerëzit, ka jetë. Bashkë bëmë edhe Bulevardin e ri, aty ku do jenë lagjet e reja të Tiranës dhe Tirana e 100 viteve që do të vijnë. Bashkë bëmë stadiumin; kush do e mendonte që stadiumi i Shqipërisë do ishte stadiumi më i mirë në Europën Juglindore që në vitin e parë dhe do të shitej çdo biletë, jo vetëm për ndeshje ndërkombëtare, por edhe për ato lokale. Sigurisht, bashkë do të bëjmë edhe Teatrin. Do të fillojmë shumë shpejt nga puna. Arkitektët do të shfrytëzojnë kohën e pushimeve, që të detajojmë projektin, pastaj kur të rifillojë jeta në shtator, të kemi filluar edhe atë kantier të ri,”- u shpreh Veliaj gjatë një takimi në Pezë Helmës.

Ndërkohë,  kujtojmë se Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit  ka çuar në SPAK duke e konsideruar të paligjshme prishjen e godinës së vjetër të teatrit, ndërsa ka nisur edhe firmosjen e peticionit, që kërkon ndërtimin e godinës së re, sipas projektit të teatrit të dikurshëm./Opinion.al

Pas