Kronikë

10 muaj në paraburgim në pritje të dënimit, vetëvaret 51-vjeçari


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:58 - 24/05/20 |
Opi Nion

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së dielës në burgun e Fierit. Sipas raportimeve në media, B. Z. një 51-vjeçar nga fshati Kutë i Mallakastrës, ka varur veten me çarçaf rreth orës 15:00 në ambjentet e paraburgimit. Sipas mediave, edhe pse është dërguar në spital me shenja jete, 51 vjeçari nuk ja ka dalë të mbijetojë.

Mësohet se B.Z. ndodhej në paraburgim prej 10 muajsh në pritje të dënimit, pasi ishte arrestuar me 1 kg lëndë narkotike.

Shkaqet që e kanë shtyrë 51-vjeçarin të ndërmarrë aktin e rëndë mbeten ende të paqarta, ndërsa policia nuk ka ende një njoftim zyrtar për ngjarjen./Opinion.al

Pas