Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Përgatitja për integrimin në BE, Rama: E ardhmja është e pandalshme

2026/07/06 at 12:00 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Përgatitja për integrimin në BE, Rama: E ardhmja është e pandalshme

Një program financimi prej 250 milionë eurosh për përgatitjen e biznesit për në tregun europian do të hyjë në zbatim që këtë vjeshtë.


Kryeministri Rama tha se bizneset gjenden para ndryshimit të pandalshëm, integrimit europian dhe transformimi është sfidues. Por, ai nënvizoi se sipërmarrjet do të kenë pranë tyre qeverinë me mbështetje nga ekspertë dhe programet e dedikuara.

“Për t’iu gjendur pranë bizneseve në përballje me të ardhmen që po vjen me shpejtësi dhe në mënyrë të pandalshme që është integrimi në BE, jemi angazhuar me këtë program kombëtar që do ta mbështesim me ekspertizën e UNDP që do të angazhojë ekspertë të mirëinformuar dhe të mirëpërgatitur për të asistuar sipërmarrjen shqiptare. Na duhet të rrisim mbështetjen për sipërmarrjen sepse ky është sistemi i sipërmarrjes, zhvillimit ekonomik e social, ku pa sipërmarësin ka vetëm iluzione dhe humnera pas tyre. Duam që sipërmarrja e vogël dhe e mesme të ketë sot shansin që nëse ka kapacitetin e kurajës së mjaftueshme, e idesë së qartë për të nesërmen dhe vullnetit të domosdoshëm, të ketë mbështetjen tonë. Ajo do të materializohet me hapjen në ditët e ardhshme me programin “Dyfisho biznesin tënd”, në mbështetje të atyre që duan të ngjiten më lart”, tha Rama.

Mbështetja do të jetë e vlefshme për disa kategori biznesesh. Rama tha se synimi i qeverisë është që sa më shumë bizneseve t’u jepen element për të përballuar rreziqet që sjell transformimi.

“Ministria e Ekonomisë do të përgatisë një uebsajt të dedikuar për gjithë këtë program dhe për të mbajtur të informuara të gjitha sipërmarrjet”, u shpreh Rama.

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, tha se do të vendoset në dispozicion një fond prej 250 milionë eurosh që bizneset të mund të marrin kredi.

Ajo shtoi se programi synon përgatitjen e bizneseve për tregun, një objektiv që synon rreth 48 mijë ndërmarrje. Programi, i cili do të mbështetet në 4 shtylla, nga muaji tetor nis me trokitjen derë më derë të bizneseve të cilat do të informohen lidhur me gjithçka nevojitet për të kaluar në tregun europian.

“Ai krijon mekanizma që bizneset shqiptare të jenë të informuara, të trajnuara, të përgatitura për të përmbushur standardet europiane. Objektivi ynë është të arrijmë 48 mijë ndërmarrje, të krijojmë rrjet ekspertësh, të ndërtojmë një platformë unike dixhitale për biznesin që do të përmbajë të gjitha programet e trajnimit dhe certifikimit. Programi mbështetet në 4 shtylla, vlerësimin e gatishmërisë së biznesit, informimin dhe ndërgjegjësimin. Nga muaji tetor duam të fillojmë një proces ku duam të trokasim në dyert e bizneseve me qëllim informimin. Shtylla e tretë lidhet me nevojat dhe aftësitë e biznesit shqiptar, edhe në nivelin e menaxhimit që duhet të ketë në rrugëtimin drejt integrimit. Shtylla e fundit lidhet me konkurrueshmërinë e biznesit. Duhet të hartojmë programe për mbështetjen e biznesit, automatizimin e proceseve, certifikimet apo transformimin dixhital dhe të gjelbër”, tha Ibrahimaj.



Ju sugjerojmë

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
Aktualitet

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

24 Korrik, 2026 7:49 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

24 Korrik, 2026 5:11 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

24 Korrik, 2026 4:34 pm
Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
Aktualitet

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

24 Korrik, 2026 1:06 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier

24 Korrik, 2026 12:15 pm
Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë
Aktualitet

Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë

23 Korrik, 2026 4:11 pm
Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve
Te Fundit

Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve

23 Korrik, 2026 4:04 pm
Kërkoi zëvendësimin e masës, GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt, ish-ministri mbetet në burg 
Aktualitet

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Beqajt për lirim nga burgu me garanci pasurore

23 Korrik, 2026 3:54 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para Kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:58 pm
Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar
Aktualitet

Protesta para kuvendit, 5 të shoqëruar

23 Korrik, 2026 1:55 pm
Para
Botërori, FBI: Kemi sekuestruar mbi 600 dronë që fluturonin mbi stadiumet

Botërori, FBI: Kemi sekuestruar mbi 600 dronë që fluturonin mbi stadiumet

SHBA i kërkon Evropës dhe Kanadasë të forcojnë forcat ajrore dhe detare të NATO-s

Trump dikton kushtet për NATO, çfarë do të diskutohet në Samitin e Ankarasë?

50 milionë euro mashtrime me call center,Gjykata e Vlorës lë në burg Granit Pepnikën

50 milionë euro mashtrime me call center,Gjykata e Vlorës lë në burg Granit Pepnikën
















TE FUNDIT

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
24 Korrik, 2026

Pas disa orësh në sallën e operacionit, 55-vjeçarja Bejlere Plaka nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka...

Lexo më shumë

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
24 Korrik, 2026

35-vjeçari Refit (Nertil) Buzi, i dyshuar për ngjarjen e rëndë në Roskovec,ka vrarë veten me armë zjarri pas disa orësh...

Lexo më shumë

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
24 Korrik, 2026

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, Erion Ahmeti në një deklaratë për mediat ka zbuluar detaje lidhur me operacionin...

Lexo më shumë

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
24 Korrik, 2026

Në mbledhjen e zgjeruar të grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetit qeveritar, Kryeministri Rama ka komentuar protestat që po...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}