4

Minatorët kërcënojnë qeverinë: “Mirato statusin, ose hyjmë në grevë urie”

               Publikuar në : 11:01 - 11/02/19 |
d.l

Minatorët janë mbledhur këtë mëngjes në një protestë përballë kryeministrisë.

Në fjalën e tyre ata i kanë lënë një afat qeverisë deri  më 22 shkurt për zgjidhjen e kërkesave të tyre, ndryshe do të futen në grevë urie.

Minatorët kërkojnë miratimin e “statusit të minatorit”

Sipas tyre deri më tani këto kërkesa kanë rënë në vesh të shurdhët, duke mos u bërë asgjë në këtë drejtim

“Futemi në grevë urie po nuk u miratua statusi. Do të futemi në grevë urie më datë 22 shkurt. Kemi 12 vjet që kërkojmë statusin”, kërcënuan minatorët. DL

Pas