1nstant

Kate Middleton shkëlqen në ceremoninë e çmimeve “Bafta”

               Publikuar në : 11:13 - 11/02/19 |
el ida

Për të tretin vit radhazi, BAFTA , ose Oscari anglez  bëri bashkë personazhet më të famshëm botërorë të kinemasë. Por vëmendjen në tapetin e kuq këtë vit e mori Dukesha e Cambridge, Kate Middleton.

Sipas “ELLE”  të gjithë sytë drejtoheshin për nga dukesha, e cili kishte zgjedhur për eventin një fustan të bardhë nga “Alexander McQueen”.

E shoqëruar nga bashkëshorti i saj Princi Williams, Kate është shfaqur në ceremoninë e dhënies së çmimeve më të rëndësishme të kinemasë angleze me një fustan të gjatë deri në fund të këmbëve dhe pakëz të ngushtë në pjesën e belit. Fustani i cili i nxirrte njërin sup në pah, kompletohej nga një palë vëthë të princeshës Diana.

 

Në ‘luftën’  e famshme mes kunatave, duket se këtë herë Kate ka triumfuar ndjeshëm./E.M

Pas