1

E fundit/ Gjendet i vetëvarur në punë 56 vjeçari

               Publikuar në : 11:18 - 11/02/19 |
d.l

Një 56 vjeçar dyshohet se i ka dhënë fund jetës sot në ambientet e punës në Vorë.

Shtetasi, inicialet e të cilit nuk bëhen të ditura nga Policia, u gjet i vetvarur herët në mëngjes.

Ai punonte si roje në një firmë, ndërkohë që policia po punon ende për zbardhjen e ngjarjes.

“Rreth orës 08:10, në Vorë në ambientin e një firme është vetëvarur një 56-vjeçar (me detyrë roje). Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”- njofton policia në komunikatën paraprake për shtyp. Dl

Pas