Aktualitet

Meta vazhdon betejën për Teatrin, kthen Aktin Normativ për buxhetin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:40 - 05/08/21 |
Opi Nion

Presidenti Ilir Meta vijon betejën për godinën e Teatrit Kombëtar.

Bëhet me dije se ditën e sotme, Kreu i Shtetit i ka kthyer qeverisë Aktin Normativ për ndryshimin e Buxhetit të Shtetit 2021, duke marrë shkasë pikërisht nga alokimi i fondit shtesë 900 milionë lekë për Bashkinë e Tiranës për ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar.

Sipas Kreut të Shtetit, alokimi i kësaj shume për Bashkinë e Tiranës është në shkelje të vendimmarrjes së Gjykatës Kushtetuese.

900 mln lekë për Teatrin e ri, Qeveria dhe Kuvendi vazhdojnë të miratojnë vendime nën frymën e akteve antikushtetuese. Qeveria dhe Kuvendi kanë shkelur, anashkaluar dhe sfiduar hapur autoritetin vendimmarrës të Gjykatës Kushtetuese. Fondi 900 mln lekë për Teatrin e ri, akordohet për një projekt dhe pronë që nuk duhet të ishte dhe që sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese nuk është më në kompetencën apo në pronësinë e Bashkisë Tiranë”, arsyeton mes të tjerash Presidenti Meta./Opinion.al

Pas