Aktualitet

Me flamurin kombëtar,9 sportistët shqiptarë parakalojnë në Lojrat Olimpike


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:15 - 23/07/21 |
Opi Nion

Lojërat Olimpike kanë nisur zyrtarisht dhe ashtu sikurse ndodh gjithmonë, në Tokio është mbajtur një ceremoni madhështore.

Këtë vit të gjithë mund ta ndjekin ceremoninë online, pasi në stadium nuk janë më shumë se 950 persona për shkak të pandemisë COVID-19.

Sakaq, 9 sportistët shqiptarë kanë parakaluar në Tokio, ndërkohë që shfaqen duke mbajtur flamurin kombëtar në krahë.

Delegacioni shqiptar, udhëhiqet nga sportistët Briken Calja dhe Luiza Gega ndërsa në total në Lojërat Olimpike do të marrin pjesë mbi 11.240 atletë./Opinion.al

 

Pas