Aktualitet

Tentoi të rrëmbejë me forcë të renë, 29-vjeçari godet edhe babain e saj


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:10 - 23/07/21 |
Opi Nion

Një 29-vjeçar është arrestuar nga policia e Shkodrës, ka tentuar të rrëmbejë një vajzë dhe ka dhunuar babain e saj.

Policia bën me dije se incidenti ka ndodhur në lagjen “Qemal Stafa”, Shkodër.

Ditmir Juka, është kallëzuar në polici nga shtetasja U. Rr., 23 vjeçe, banuese në lagjen “Qemal Stafa”, se është përndjekur dhe dhunuar fizikisht nga ky shtetas, i cili ka tentuar ta marrë me forcë duke e goditur. Po ashtu ajo ka deklaruar se 29-vjeçari ka goditur edhe babanë e saj, shtetasin R. Rr., 60 vjeç.

Pas kallëzimit, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” kanë lokalizuar dhe ndaluar shtetasin Ditmir Juka, në rrugën nacionale Velipojë-Shkodër, në fshatin Berdicë.

Ditmir Juka, akuzohet për veprat penale “Përndjekja”, “Dhuna në familje”, “Shtrëngimi apo pengimi për të bashkëjetuar ose për të lidhur apo zgjidhur martesë” dhe “Kanosja”.

Pas