Aktualitet

Urgjente/Mesazhi në celularin e mësuesve:Në shtator të gjithë të vaksinuar


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:22 - 23/07/21 |
Opi Nion

Masë e marrë edhe në shumë vende të tjera të Europës duket se vaksinimi i detyrueshëm do të aplikohet edhe në Shqipëri.

Ministria e Arsimit  ka vendosur me detyrim vaksinën kundër Covid-19 për të gjithë punonjësit e sistemit arsimor në sezonin e ri shkollor.

ABC news mëson se drejtuesve të institucioneve arsimore u është kërkuar lista e mësuesve që nuk kanë marrë ende vaksinën, ndërsa iu është bërë e qartë se në muajin shtator duhet të jenë të gjithë të vaksinuar kundër COVID.

Mesazhi që ka mbërritur në mesazhin e drejtuesve të institucioneve arsimore

Përshëndetje. Brenda ditës së sotme do të dërgoni listën e mësuesve që nuk janë vaksinuar. Ju lutemi sqaroni mësuesit se muajin Shtator 2021 i gjithë stafi drejtues, mësimor dhe ai ndihmës i institucioneve arsimore duhet të jetë i vaksinuar.

Edhe njëherë lexoni mirë mesazhin të gjithë mësuesit që nuk e kanë bërë vaksinën urgjent të plotesojnë tabelën! Raportimi duhet urgjent për ZVA.

Pas